×
  • Lajme
  • Analiza

    ZKA: Komuna e Prizrenit punësoi shofer në QKMF pa konkurs publik

    Insajderi
    06 July 2023 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka evidentuar se Komuna e Prizrenit ka punësuar disa persona në Qendrën e Mjekësisë Familjare pa konkurs publik, shkruan Gazeta Insajderi.

    Personat që u punësuan në pozitën ‘vozitës‘ në QKMF me kontratë për kohë të caktuar, iu vazhdua kontrata e re me kohë të pacaktuar tre muaj para skadimit të kontratës së vjetër dhe pa u hapur konkurs i ri.

    Sipas ZKA’së, ky veprim i komunës bie në kundërshtim me ligjin për zyrtarët publik.

    Me nenin 66, të Ligjit për zyrtarët publik, përcaktohen kriteret për kohëzgjatjen e marrëdhënies se punës, përderisa me nenin 67, përcaktohet që themelimi i marrëdhënies se punës për një nëpunës të shërbimit publik behet vetëm ne baze të një konkursi publik dhe te hapur, të organizuar sipas këtij ligji. Te punësuarit me kontrate për kohë te caktuar ne pozitën vozitës në QKMF, tre muaj para skadimit te kontratës i është bërë kontratë e re me afat të pacaktuar, pa u zhvilluar procedure e re rekrutimit“, thuhet në raport.

    Tutje në raportin e ZKA’së thuhet se nëse një institucion ka nevojë për punëtorë të rregulltë duhet hapur konkursi publik.

    Kjo ka ndodhur për shkak të kontrolleve jo adekuate dhe mbikëqyrjes së pamjaftueshme në menaxhimin e personelit nga menaxhmenti i komunës. Ndërrimi i kontratës së punës, nga afati i caktuar në afat të pacaktuar, bie ndesh me kërkesat për kohëzgjatjen e marrëdhënies se punës të përcaktuar me ligjin për zyrtarët publik. IAS Kryetari duhet te siguroje qe te punësuarit me kontrate për kohë të caktuar angazhohen vetëm për afatin e caktuar me kontrate. Në rastet kur vlerësohet nevoja për punonjës të rregulltë, të zhvillohet procedura e rekrutimit përmes konkursit publik“, thuhet më tej.

    Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media ditën e shtunë, ku ka ftuar prokurorinë t’i hetojë parregullsitë nga qeverisja e PDK’së.

    Shefi i grupit të këshilltarëve të LVV-së në Prizren, Karafil Haxhillari ka thënë se gjetjet e shpërfaqin paaftësinë e qeverisjes lokale.

    Më tej, partia opozitare e ka akuzuar pushtetin lokal për keqmenaxhimin dhe keqpërdorimin e parasë së taksapaguesve./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark