ZKM: Elbert Krasniqi i gatshëm të mbështesë Kurtin për qeverinë e re - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ZKM: Elbert Krasniqi i gatshëm të mbështesë Kurtin për qeverinë e re

    Insajderi
    02 April 2025 - 22:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarin e Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, derisa ky i fundit edhe e konfirmoi gatishmërinë për ta mbështetur Kurtin për formimin e qeverisë së re.

    Në këtë takim ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, si dhe deputeti i IRDK-së, Fridon Lala.

    Zyra e Kryeministrit njoftoi se gjatë bisedës, u diskutua mbi formimin e qeverisë së re pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurti.

    Ky takim ishte pjesë e konsultimeve të kryeministrit Kurti me partitë politike të pakicave, për të siguruar mbështetjen e tyre në ndërtimin e ekzekutivit të ri.

    “Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Krasniqi për bashkëpunimin gjatë mandatit qeverisës, ndërsa ky i fundit konfirmoi gatishmërinë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi dhe përkrahjen e IRDK-së në formimin e qeverisë së re”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark