ZKM jep detaje nga takimi i Kurtit me zyrtarin e lartë amerikan të Departamentit të Mbrojtjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ZKM jep detaje nga takimi i Kurtit me zyrtarin e lartë amerikan të Departamentit të Mbrojtjes

    Insajderi
    02 August 2025 - 23:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sonte, zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politika Europiane dhe NATO, David Baker.


    Zyra për Media e Kryeministrisë njoftoi se takimi u realizua në një darkë pune të shtruar nga ministri Ejup Maqedonci. 

    Në këtë darkë pune të shtruar nga Maqedonci, Baker ka qenë në shoqërinë e të Ngarkuarës me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. 

    Sipas njoftimit të ZKM, marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ishin ndër temat kyçe të diskutimit.

    “Kryeministri Kurti e njoftoi zëvendësndihmëssekretarin Baker me zhvillimet dhe progresin në vend, investimet në mbrojtje përgjatë këtij mandati dhe nevojën e rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe shtimit të investimeve. Ai e falënderoi z. Baker dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen jetike që i kanë dhënë Republikës së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës përgjatë viteve, si dhe për rolin e saj të vazhdueshëm për sigurinë dhe paqen.”, thuhet në njoftim. 

    ZKM njofton gjithashtu se kyeministri në detyrë Kurti, gjithashtu shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për të fuqizuar edhe më tej raportet me ShBA-të në fushën e mbrojtjes, përfshirë industrinë e mbrojtjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark