×
  • Lajme
  • Lajme

    Zmbrapsët Edi Rama – Kërkoi turizëm elitar, tash ia vë fajin vlonjatëve për mungesë turistësh

    Insajderi
    17 July 2024 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga kërkesa për turizëm “elitar”, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama alarmon për rritje të ashpër të çmimeve në Jug të Shqipërsië.

    Në fillim të sezonit veror, Rama kishte deklaruar se më mirë 100 mijë turistë që konsumojnë më shumë se 1 milion që konsumojnë më pak duke arsyetuar edhe çmimet e larta në bregdetin shqiptaër.

    Ndërkas, tani pasi është vënë në theks rritja absurde e çmimeve këtë vit në bregdet, Rama ka reaguar duke kritikuar pronarët e hoteleve, sidomos atyre të Vlorës për rritje të çmimeve.

    Ai e quan këtë strategji si “Vetëvrasje”.

    “Rritja e çmimeve është një vetëvrasje, të zbresim pak me këmbë në tokë” tha Rama duke iu referuar kryesisht vendeve në jug.

    As nuk i kontrollojnë dot apo imponojnë por ama në Vlorë, në Sarandë, ku janë edhe dy pikat e një rritjeje absurde të çmimeve është e rëndësishme që të flitet me operatorët e hoteleve dhe t’ju thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë se mbase në kushtet e kapitalizmit, fjalën e padrejtë ata që duan të fitojnë s’e perceptojnë, por kjo është stratigjikisht vetëvrasje“, tha ai.

    Ndërsa në fillim të sezonit Rama kishte thënë se Shqipërisë nuk i duhet një turizëm masiv. Ai theksoi se 100 mijë turistë që konsumojnë shumë janë më mirë se 1 milion turistë që konsumojnë pak.

     “Ata 100 mijë që konsumojnë shumë mund të sjellin të ardhura më shumë se ata 1 milion që konsumojnë pak. Ama nuk e vendosin vendin nën presion e jashtëzakonshëm që lidhet me pastrimin, me trajtimin e mbetjeve. Pasi tjetër është të pastrosh dhe të trajtosh mbetje për 100 mijë dhe tjetër është të trajtosh dhe të pastrosh mbetje për 1 milion turistë”, ka shtuar Rama.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark