Zogaj: I dëmshëm komentimi që këshilltarja e MD-së ia bëri dënimit të deputetes Vrenezi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zogaj: I dëmshëm komentimi që këshilltarja e MD-së ia bëri dënimit të deputetes Vrenezi

    Insajderi
    17 May 2022 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, i ka cilësuar të dëmshme komentet nga politikanët dhe zyrtarët lidhur me dënimin me burgim prej tre vjetësh ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi.

    “Më ka lënë përshtypje komenti i një këshilltareje, nëse nuk gabohem, në Ministrinë e Drejtësisë (Nazlije Bala v.j). Kur e mendojmë me kapacitetin e anëtarëve të Këshillit, jemi shumë të rezervuar t’i komentojmë vendimet gjyqësore sepse duhet të njihet konteksti, faktet, provat, specifikat e rastit për të dhënë një kualifikim dhe nga perspektiva e një këshilltari që nuk ka asnjë lidhje me çështjen do të thotë bëhen komente për vendimmarrjen, është tepër e dëmshme, është e papranueshme”, ka thënë ai në “Tempus” të KTV-së.

    Zogaj ka shtuar se duhet të qartësohet se kur një zyrtar komenton në cilësinë e këshilltarit të ministrit, pasi që këto reagime dallojnë prej atyre në cilësinë e qytetarit.

    Ai iu bëri thirrje të gjitha institucioneve që kanë përgjegjësi publike, të përmbahen nga komentimet rreth vendimit të gjykatës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark