Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Muratit pasi ky i fundit tha se familjet kosovare janë pasuruar nën udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Muratit për herë të parë dizpozitat e ekonomive familjare tejkalojnë shifrën 4 miliardë euro.
Zogaj ka thënë se kjo rritje e depozitave tregon edhe: Ulje të konsumit, mungesë të investimeve dhe shenja pasigurie ekonomike.
Tutje nënkryetari i ka kërkuar ministrit që të bisedojë me bizneset që ta kuptojë gjendjen reale.