![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka thënë se partia e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku ka përgatitur detajisht planin e tyre qeverisës.
Sipas Zogajt, LDK-ja është partia e vetme që ka program të detajuar në të gjitha fushat.
“Dua të theksoj se vetëm LDK ka një program të detajuar që mbulon çdo aspekt të zhvillimit tonë si shtet. Nga ekonomia deri te arsimi, ne kemi planifikuar çdo hap për të ndërtuar një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Zogaj.