×
  • Lajme
  • Lajme

    Zogaj paralajmëron “zgjedhje të parakohshme” nëse s’votohet buxheti i kryeqytetit

    Insajderi
    13 October 2024 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, paralajmëroi se nëse buxheti për vitin 2025 nuk votohet sipas afateve ligjore kryeqyteti do të ketë krizë buxhetore.

    Zogaj ka sqaruar se me mosvotimin e buxhetit deri në dhjetor Prishtina mund të humbasë një pjesë të fondeve që vijnë nga Ministria e Financave dhe se Kuvendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

    “Është e saktë që kishim dy seanca të jashtëzakonshme për ta votuar buxhetin e vitit 2025, por të dy seancat dështuan në mungesë të kuorumit, sepse partitë opozitare Vetëvendosje dhe PDK lëshuan sallën dhe si rezultat e pamundësuan votimin e buxhetit. Tani jemi në muajin tetor dhe nëntor që janë muajt kyç për ta votuar buxheti, për ndryshe ne kemi kaluar në afatin shumë të rëndësishëm që ishte 30 shtatori i vitit 2024”.

    “Kemi edhe pak kohë përpara për ta votuar buxhetin, por nëse nuk e votojmë deri në dhjetor atëherë veçse hymë në një krizë buxhetore të Prishtinës. I ka dy pasoja, i pari është humbim një pjesë të fondeve mundemi të vijmë deri tek ai vendim nga Ministria e Financave dhe e dyta nëse nuk votohet buxhetin edhe më tutje, atëherë mundet të shkoj asambleja në zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Zogaj për Ekonomia Online.

    Ai shtoi se humbja e shumicës në Kuvendin Komunal i sjellë problem Komunës së Prishtinës. Sipas tij, vetëm qëndrimi i PDK-së dhe VV-së në sallë e mundëson votimin e buxhetit për vitin tjetër.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark