Analisti politik, Petrit Zogaj ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Kurti në lidhje me iniciativën për dërgimin e katër komunave në veri të vendit në zgjedhje të parakohshme.
Zogaj ka shkruar pas kësaj në ‘Facebook’ se Kurti është demagog.
“Ne demokraci, demagogu zhveshet shpejt. Vetem pak jave me pare demagogu i Kosoves, ne nje mbledhje te LV-se i argetonte anetaret e saj me fjalet ”Hetemi shqetesohej mos po terhiqem une, une shqetesohesha mos po terhiqet ai.” Turma ne salle qeshte e duartrokiste. Nderkohe, Hetemi mbetet ne arrest komunal, demagogu ia nxjerr vendimin per largim. Masa prape do te duartrokite”, ka shkruar ai.
Qeveria Kurti është zotuar përpara BE-së se do t’i mbajë zgjedhjet në katër komunat veriore në përfundim të verës.