Kandidati i LDK’së për deputet për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Alban Zogaj, ka thënë se programi politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës është plani i qeverisë së ardhshme.
Zogaj ka thënë se programin politik do ta zbatojnë programin politik për ta çuar Kosovën përpara.
“Programi ynë politik nuk është thjesht një premtim – është plani i qeverisë së ardhshme. Me vizion të qartë dhe vendosmëri, do ta zbatojmë hap pas hapi për ta çuar Kosovën përpara”, ka thënë ai.