Zogaj: U harruan skandalet tjera, doli që një ambasador është me një rrjet të dyshuar kriminal – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zogaj: U harruan skandalet tjera, doli që një ambasador është me një rrjet të dyshuar kriminal

    Insajderi
    22 April 2022 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Petrit Zogaj, njohës i çështjeve politike, ka reaguar rreth skandalit financiar në të cilin po raportohet se është i përfshirë ambasadori i Kosovës në Kroaci.

    Përmes një postimi në Facebook, ai ka shtuar se, sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, janë në garë me veten e tyre që skandalet aktuale t’i mbulojnë me skandale të reja.

    Tutje, ai ka shtuar se u harrua skandali i shkeljes së Kushtetutës, skandali ku një ministre e shkeli një fëmijë, u harrua edhe skandali i konfliktit të interesit të ministrit, kur doli që ambasadori i kryeministrit dhe presidentes, është me një rrjet të dyshuar kriminal.

    “E rendesishme me u kuptu eshte qe kjo qeveri, Kurti e Osmani jane ne gare me veten e tyre sesi skandalet aktuale me u mbulu me disa te reja. U harru Prindoni qe tha mediat jane grupe kriminale. U harru qe ministrja shkeli Kushtetuten, u harru ministrja tjeter qe shkeli nje femije, u harru motra e ministrit qe punesohet, u harru konflikti i interesit te ministrit. Te gjitha keto skandale te medhaja, vec brenda pak javesh. Tash del qe nje ambasador i tyre eshte me nje rrjet te dyshuar kriminal ne rajon. Si duket edhe ky do te harrohet shpejt nga nje skandal tjeter i radhes qe kjo shumice parlamentare po e gatuan”, ka thënë Zogaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark