Zonja e Parë e Ukrainës ka një paralajmërim për Perëndimin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zonja e Parë e Ukrainës ka një paralajmërim për Perëndimin

    Insajderi
    09 December 2023 - 12:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka paralajmëruar se ukrainasit janë në rrezik vdekjeje nëse vendet e perëndimit nuk e vijojnë mbështetjen e tyre financiare.

    Deklaratën, zonja Zelenska e bëri gjatë një interviste për BBC.

    Zonja e Parë i bëri komentet një ditë pasi senatorët republikanë në SHBA bllokuan një projekt-ligj kyç ndihme që do të ofronte më shumë se 60 miliardë dollarë mbështetje për Ukrainën.

    Zelenska i tha BBC-së se ngadalësimi i ndihmës përfaqëson një “rrezik vdekjeprurës” për vendin e saj:

    “Ne kemi vërtet nevojë për ndihmë. Me fjalë të thjeshta, nuk mund të lodhemi nga kjo situatë, sepse nëse e bëjmë, vdesim. Dhe nëse bota lodhet, thjesht do të na lënë të vdesim. Na dhemb shumë kur shohim shenjat se gatishmëria e pasionuar për të ndihmuar mund të zbehet. Është çështje jete për ne. Prandaj, dhemb ta shohësh këtë që po ndodh.”

    Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se fondet e SHBA-së për Ukrainën mund të mbarojnë së shpejti dhe republikanët kanë arritur një marrëveshje për të autorizuar më shumë ndihmë.

    Mbretëria e Bashkuar gjithashtu u ka kërkuar politikanëve në Uashington DC që të bien dakord për një marrëveshje për Ukrainën.

    Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, tha gjatë një vizite në Uashington këtë javë se SHBA-ja ishte “marrë kyçe” e koalicionit perëndimor që mbështet luftën e Ukrainës kundër Rusisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark