"Zonja ministre e zbaton kodin etik kur takon burrin-biznesmen", Rama çon në riedukim gazetarin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Zonja ministre e zbaton kodin etik kur takon burrin-biznesmen”, Rama çon në riedukim gazetarin

    Insajderi
    01 July 2022 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama ka debatuar gjatë konferencës së sotme me gazetarin e A2CNN Klevin Muka, pasi ky i fundit ka pyetur ministren Olta Xhaçka në lidhje lajmet se bashkëshorti i saj ka marrë statusin e investitorit strategjik. Rama nuk la ministren të përgjigjej por e mori fjalën vetë.

    “Tani, këtu përgjigjen do ta jap unë. Do kalosh në riedukim si Ambrozia për tre muajt e ardhshëm. Nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi”, i tha Rama gazetarit, i cili insistoi në një përgjigje duke ju referuar Kodit Etik të Këshillit të ministrave.

    “Pa problem. Kodi Etik a do zbatohet apo jo, kjo ishte pyetja ime. Nuk e kuptoj se çfarë ka këtu, nëse vetë ju keni thënë se do ketë sanksione për ata ministra që nuk e zbatojnë Kodin Etik, deri në largim nga puna”, vijoi gazetari Klevin Muka.

    Debati i Ramës me gazetarin:

    Gazetari: Zonja ministre, më 29 prill të këtij viti ka hyrë në fuqi Kodi i ri Etik për Këshillin e Ministrave, i cili ndalon dhe parashikon sanksione deri në largim nga detyra për të gjithë ministrat që e shkelin. Një ndër pikat e këtij Kodi Etik është që ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë, duhet të takohen vetëm në kushtet kur janë në praninë e dy punonjësve të administratës. Ju personalisht e keni zbatuar këtë pikë, e keni takuar bashkëshortin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik nën shoqërinë e dy punonjësve të administratës apo e keni shkelur?

    Edi Rama: Tani, këtu përgjigjen do ta jap unë. Do kalosh në riedukim si Ambrozia për tre muajt e ardhshëm. Nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi.

    Gazetari: Pa problem. Kodi Etik a do zbatohet apo jo, kjo ishte pyetja ime. Nuk e kuptoj se çfarë ka këtu, nëse vetë ju keni thënë se do ketë sanksione për ata ministra që nuk e zbatojnë Kodin Etik, deir në largim nga puna.

    Edi Rama: Kjo është një tjetër shkelje e Kodit Etik të gazetarit në një konferencë shtypi, që vazhdon me mikrofon dhe mban fjalime. Siç pe me Ambrozian, komunikimi ishte perfekt, pyetja ishte siç e deshi vet, përgjigja ishte shumë korrekte. Dhe kështu do jenë gjithmonë përgjigjet për të gjitha pyetjet korrekte. Për pyetje të përsëritura, pa asnjë etikë, ka një proces që quhet riedukim 3 muaj.

    Përgjigjen e radhës ti do ta marrësh mbas 3 muajsh, që i bie korrik, gusht, shtator. Në konferencën e tetorit hajde, je i mirëpritur dhe shpresoj dhe i riedukuar për të marrë përgjigje. Në Kodin Etik të gazetarit dhe të konferencës së shtypit, ka një normë të thjeshtë që quhet respekt. Kaloi mikrofonin koleges të lutem shumë.

    VIDEO


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark