“Zoti ju ruajt”, Gresa Behluli reagon pas aksidentit të babait të saj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme

    “Zoti ju ruajt”, Gresa Behluli reagon pas aksidentit të babait të saj

    Insajderi
    24 February 2024 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e djeshme është goditur nga një veturë Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares Shkurte Fejza.

    Gresa Behluli ka dal me një reagim në “Facebook”, ku bëri të ditur se gjendja e babait të saj është mirë.

    “Përshëndetje për ju miq e dashamirë të shumtë që na keni thirrur, u interesuat, jeni lutur për gjendjen e babit dhe të gjithë ju që na keni vizituar, ju faleminderit nga zemra”, shkroi këngëtarja në postimin e saj.

    Gresa ka shprehur shpresën e saj për një rikthim sa më të shpejtë të babait në shtëpi

    “Zoti ju ruajt e ju bekoftë të gjithëve, paçit veç gëzime në jetën tuaj”, tha ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark