“Zoti Ministër na ktheni përgjigje deri në ora 16:00 se kemi kurs gjermanishtes” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Zoti Ministër na ktheni përgjigje deri në ora 16:00 se kemi kurs gjermanishtes”

    Insajderi
    25 May 2022 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas neglizhencës së Ministrisë së Shëndetësisë ndaj Infermierëve dhe stafit mbështetës të angazhuar në shëndetësi për luftën ndaj COVID-19, këta të fundit nisën protestën, shkruan Insajderi

    Pavarësisht angazhimit të tyre në këtë fushë ata për 3 muaj nuk morën asnjë pagë. Kjo protestë ka nisur para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë.

    “Ju të gjithë krenoheni për menaxhim të pandemisë, ne ishim arsyeja”, “Në vend të motivimit është zhgënjimi”, “Heronjtë e pandemisë të harruar nga Qeveria e Kosovës”, “Rrezikova veten dhe familjen time për të të shpëtuar familjen tënde dhe si u shpërbleva?”,“Në vend të vlerësimit është injorimi”.

    Këshu shkruhet në pankartat që mbanin në duar stafi i angazhuar gjatë pandemisë.

    Ata përmes mesazheve që kishin në këto pankarta, paralajmëruan edhe ikjen nga vendi, por, para kësaj po presin përgjigjie nga ministri.

    “Zoti Ministër na ktheni përgjigje deri në ora 16:00 se kemi kurs gjermanishtes në ora 17:00”, thuhet në një nga pankartat që kishin në dorë.”

    Sipas protestuesve, kjo është papërgjegjësi e institucioneve të Kosovës


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark