Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla i ka reaguar ish-ministrit të jashtëm, Skender Hyseni, pasi ky i fundit tha se deklarimet e presidentes Vjosa Osmani për qasjen e Borrellit po i përngjajnë me ato të Enver Hoxhës e Sllobodan Millosheviqit.
Gërvalla përmes një shkrimi në Facebook i tha Hysenit ‘Zoti t‘marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!’.
Tutje, Gërvalla tha se kjo është fytyra e vërtetë e atyre që e vodhën, e plaçkitën, e mashtruan, e futën në udhë pa krye Kosovën.
“Skënder Hyseni dhe plot të tjerë jo vetëm që e çuan LDK-në në 10%, por çdo ditë kujdesen që ta mbajnë të fundosur. E sa për Kosovën, e kanë treguar me kohë se sa vlerë ka për ta.
Zoti t ‘marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!“