Zotimi i katërt i Bedri Hamzës: Nuk do të mbetet asnjë qytetar pa sigurim shëndetësor – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Zotimi i katërt i Bedri Hamzës: Nuk do të mbetet asnjë qytetar pa sigurim shëndetësor

    Insajderi
    18 January 2025 - 10:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, përmes një videoje ka prezantuar zotimin e tij të katërt, i cili është për shëndetësinë.

    Hamza ka premtuar sigurime shëndetësore për qytetarët dhe dyfishim të buxhetit për blerjen e barnave për pacientë.

    “Nuk do të mbetet asnjë qytetar në Kosovë pa sigurim shëndetësor. Nuk duhet të shqetësohet më askush për koston e trajtimit mjekësor. Në qeverisjen time, Kosova do të jetë shtet që i mbështet qytetarët e vet, kurdo që ata kanë nevojë. #PDK131”, ka shkruar Hamza. Shëndetësi moderne me pacientin në qendër është zotimi i tij i katërt.

    Link: https://www.facebook.com/share/r/1899jZK1Fs/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark