Zotimi i Kurtit për ndarjen e 100 eurove për këta punëtorë, reagojnë sindiktata - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zotimi i Kurtit për ndarjen e 100 eurove për këta punëtorë, reagojnë sindiktata

    Insajderi
    12 April 2022 - 10:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti tha sot se do të ndajnë nga 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit publik dhe atij privat.

    Në reagimin e BSPK-së thuhet se e mirëpresin` këtë zotim të kryeministrit Kurti, teksa shtuan se shpresojnë që ky zotim të mos mbes vetëm deklaratë.

    “Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, mirëpret dialogun edhe kur ai vjen në formë të deklaratës nga i pari i Qeverisë, po pret që kjo të mos mbetet vetëm deklaratë që thuhet po të realizohet dhe të rrisë sado kudo mirëqenien ekonomike dhe sociale të punësuarve dhe të qytetarëve që e ndërtojnë dhe e duan këtë vend”, thuhet në reagim.

    Reagimi i plotë:

    Protesta e së premtes, e 8 prillit 2022, ishte e qetë e tejet paqësore dhe Partneri Social i Qeverisë, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i parashtroi para Partnerit Social – Qeverisë kërkesat e arsyeshme dhe të realizueshme, dhe si duket kjo u kuptua, dhe në Deklaratën e sotme, e martë, 12 prill 2022, i Pari i Qeverisë iu drejtua të gjithëve duke deklaruar se kërkesat e parashtruara do të përmbushen.

    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, mirëpret dialogun edhe kur ai vjen në formë të deklaratës nga i pari i Qeverisë, po pret që kjo të mos mbetet vetëm deklaratë që thuhet po të realizohet dhe të rrisë sado kudo mirëqenien ekonomike dhe sociale të punësuarve dhe të qytetarëve që e ndërtojnë dhe e duan këtë vend.

    Mbështetja financiare është e mirë e çfarëdoqofshme qoftë ajo, po Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret që hartimi i projektligjeve, dhe miratimi, dhe plotësim-ndryshimi i ligjeve të veçanta për jetën e të punësuarve të ecin dhe të rregullojnë fushat përkatëse asisoj që të mos ketë hapësirë e as nevojë të kërkohet që të ndodhë ndryshe.

    Prandaj, presim dhe duam të kemi besimin se Partneri ynë Social – Qeveria kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:

    Miratimin e Ligjit për Paga;
    Nisjen e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore;
    Plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti; dhe
    Nënshkrimin e marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse;
    t’i përmbyllë brenda këtyre muajve dhe të punësuarve e qytetarëve t’ua japë një infrastrukturë ligjore ashtu siç e meritojnë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark