Zotimi i Trump për t'u riangazhuar në dialogun Kosovë-Serbi, ky është kushti i Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zotimi i Trump për t’u riangazhuar në dialogun Kosovë-Serbi, ky është kushti i Kurtit

    Insajderi
    16 June 2025 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë nuk mund të ndodhë pa përmbushjen e obligimeve nga ana e Beogradit.

    Ai u pyet lidhur me zotimin e presidentit amerikan Donald Trump për t’u riangazhuar në dialogun Kosovë–Serbi dhe për të shtyrë përpara procesin e normalizimit.

    Në përgjigje, Kurti theksoi se Serbia po shkel marrëveshjen bazike dhe se hapi i parë duhet të jetë dorëzimi i Milan Rajdojçiqit, të cilin e ka cilësuar si “kryekriminel” përgjegjës për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

    “Ne kemi një marrëveshje bazike me Serbinë, e cila po shkelet nga Serbia dhe natyrisht që për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona është e domosdoshme që ata pikw së pari t’ua dorëzojnë autoriteteve të shtetit tonë, Milan Radojçiqin, kryekriminelin që na vrau rreshterin policor, heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku. Më pastaj të pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen bazike me aneksin e zbatimit dhe njëkohësisht ta tërheqin letrën nga dhjetori i vitit 2023, kur ish-kryeministrja Brnabiq pati thënë që nuk respekton integritetin territorial të Kosovës”, tha Kurti.

    Ai shtoi se beson në mundësinë e normalizimit, por sipas tij, trysnia duhet të jetë mbi Beogradin, ndërsa vlerësoi lart rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Unë besoj që normalizimi është i mundur, trysnia duhet të jetë mbi Beogradin, dhe gjithmonë e mirëpresim rolin e SHBA të cilët paraqesin aleatin tonë kryesor, partnerin e pazëvendësueshëm dhe mikun special në tri fusha kryesore: e para mbrojtja, e dyta është diplomacia dhe e treta është zhvillimi”, tha Kurti,


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark