
Zyra e Rregullatorit për Energji ka dhënë një sqarim për opinionin publik pas disa reagimeve nga qytetarët lidhur me vështirësitë në lënien e komenteve dhe pretendimet për bllokimin e sistemit të pranimit të komenteve.
ZRRE shprehet se të gjitha komentet e dërguara nga qytetarët janë marrë në shqyrtim dhe nuk ka pasur asnjë bllokim të pranimit të e-mail adresës dedikuar për komente.
“Pas verifikimeve të kryera, nuk është evidentuar asnjë problem teknik në sistemin e pranimit të komenteve. Të gjithë qytetarët dhe palët e tjera që kanë dërguar komente do të kenë mundësinë të marrin përgjigje përkatëse“.
“Ne sigurojmë qytetarët se çdo komunikim është trajtuar me seriozitet dhe të gjitha ankesat dhe komentet janë regjistruar në sistemin e institucionit pa asnjë ndërprerje,” thuhet në sqarimin e ZRRE-së.
ZRRE-ja është e angazhuar për një komunikim të hapur dhe transparent me qytetarët dhe do të vazhdojë të ofrojë mundësinë për dërgimin e komenteve dhe ankesave.