ZRRE iu çon ftesë mediave për takim, temë rritja e çmimit të rrymës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ZRRE iu çon ftesë mediave për takim, temë rritja e çmimit të rrymës

    Insajderi
    07 April 2025 - 08:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Rregullatorit për Energji ka ftuar mediat për të hënën në një takim, në të cilin do të diskutohen çështjet kryesore të procesit që kanë të bëjnë me paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

    Sipas njoftimit të ZRRE-së, dërguar të premten, në takim do të adresohen çështjet me interes të përbashkët, e që sipas ZRRE’së, do të jetë mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe thellim të kuptimit mbi rëndësinë dhe ndikimin e këtij procesi.

    LEXO EDHE:

    ZRRE-ja paralajmëron se mediat do të kenë mundësi të xhirojnë vetëm në dhjetë minutat e parë, kurse pjesa tjetër e debatit nuk mund të xhirohet apo incizohet.

    Vendimi për shtrenjtimin ose jo të rrymës këtë vit pritet të merret më 11 prill, ndërsa tarifat e reja është thënë se do të mund të hynin në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli, ose nga 1 maji. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark