ZRRE: Ne jemi të pavarur, Qeveria mund të ndikojë në uljen e faturave duke i subvencionuar konsumatorët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ZRRE: Ne jemi të pavarur, Qeveria mund të ndikojë në uljen e faturave duke i subvencionuar konsumatorët

    Insajderi
    12 May 2025 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka dalë me një komunikatë për media në të cilën thuhet se “vendimet për tarifat janë kompetencë ekskluzive e ZRrE-së”, teksa “qeveria mund të ndikojë në uljen e ndikimit të faturave vetëm përmes mekanizmit të subvencionimit direkt te konsumatorët”.

    Ky reagim vije pas takimit me deputetët e LDK-së, pas dërgimit të kërkesës për anulim të vendimit për shtrenjtim të rrymës prej 16.1 për qind.           

    “Vendimet për tarifat janë kompetencë ekskluzive e ZRrE-së, dhe asnjë institucion tjetër nuk ka mandat ligjor për të anuluar apo shtyrë vendimet e ZRrE”, thuhet në komunikatë.

    “Qeveria mund të ndikojë në uljen e ndikimit të faturave vetëm përmes mekanizmit të subvencionimit direkt te konsumatoret, por kjo nuk përbën vendimmarrje rregullative”, vijon ZRrE.

    Njoftimi i plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark