ZRrE thotë se nga prilli tarifa të reja për energjinë e shpenzuar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ZRrE thotë se nga prilli tarifa të reja për energjinë e shpenzuar

    Insajderi
    18 March 2024 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) kanë thënë se në fund të muajit mars ose në fillim të muajit prill pritet që të hyjnë në fuqi tarifat e reja për energjinë elektrike.

    ZRrE tha se aktualisht është në fazën e analizimit dhe shqyrtimit të komenteve të dërguara nga palët e interesuara dhe siç thonë pas shqyrtimit dhe analizimit merret vendimi për të hyrat maksimale.

    “Sa i përket pritshmërisë se sa do të jeni të hyrat e lejuara maksimale, deri në këtë fazë ZRRE ka vetëm vlerësimet fillestare të cilat janë të publikuara, ndërsa vlerësimet përfundimtare për të Hyrat e Lejuara Maksimale janë në proces të shqyrtimit dhe pas këtij vlerësimi Raportet përfundimtare do të publikohen” Ndërsa sa i përket çështjes për kompensimin e qytetarëve pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për faturimin e padrejtë ndaj qytetarëve për pagesën e rrymës në veri, ZRrE nuk e qartësoi se si do të kompensohen qytetarët përveç se do të shqyrtojë të gjitha opsionet e mundshme ligjore që i ka në dispozicion pavarësisht aktgjykimit kompleks.”, thuhet në përgjigjen e ZRrE për rtv21.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark