Një burrë në Zubin Potok ka denoncuar një rast dhune pasditen e së shtunës.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ai ka thënë se është sulmuar fizikisht nga një grua.
Policia bën të ditur se gruaja me nënshtetësi kosovare është në kërkim, shkruan Insajderi.
“Breg i Madh, Zubin Potok / 26.10.2024 – 13:50. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se pranë shtëpisë së tij është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara është në kërkim. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.
Policia rastin e ka kategorizuar si “lëndim i lehtë trupor”. /Insajderi.org/