Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, do të dëshmojë para Komitetit të Senatit për Tregti, lidhur me përdorimin e të dhënave të përdoruesve nga kompania e tij
Facebook-u është përballur me kriticizëm pasi është bërë e ditur se kompania ka pasur njohuri se Cambridge Analytica, ka përdorur të dhënat e më se 50 milionë përdoruesve të rrjetit social Facebook.
Ai do të dëshmojë para komitetit më 11 prill.
Udhëheqësi i komitetit, Greg Walden, dhe anëtari Frank Pallone kanë mirëpritur vendimin e Zuckerbergut.
“Kjo seancë dëgjimore do të jetë mundësi e rëndësishme për të zbardhur çështjen e të dhënave private dhe t’iu ndihmojë amerikanëve që të kuptojnë më mirë çfarë ndodh me informatat e tyre online”, kanë vlerësuar anëtarët e komitetit.
Cambridge Analytica është firmë politike konsulente e cila ka punuar në fushatën e presidentit amerikan, Donald Trump.