×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Zuckerberg e pranon se Facebook është kompani mediatike

    Insajderi
    22 December 2016 - 18:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg duket se ka pranuar më në fund se rrjeti social është një kompani medatike, por “jo një kompani tradicionale mediatike”.

    Në një video çat, me Sheryl Sandberg, Zukcerberg thotë: “Facebook është një lloj i ri platforme. Nuk është një kompani tradicionale teknologjike. Nuk është një kompani mediatike tradicionale. Ne e dimë se ndërtojmë teknologji dhe ndihem përgjegjës se si ta përdorim.

    Ne nuk shkruajmë lajme që njerëzit ti lexojnë në platformë. Por në të njëjtën kohë ne e dimë se bëjmë shumë më shumë se shpërndarje e lajmeve, dhe jemi pjesë e rëndësishme e debatit publik”.

    Ndërsa përdoruesit prej kohësh thonë se Facebook është një kompani mediatike, pasi shpërndan lajme dhe ushtron gjykimin editorial, Zuckerberg më herët ka qënë i lëkundur për ta quajtur Facebook një kompani teknologjike.

    Shqetësimi mbi influencën e Facebook erdhi pas fokusit tek lajmet e rreme që u shfaqën dhe impaktin në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark