Shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg ka pranuar se rrjeti social Facebook është një kompani medatike dhe jo kompani tradicionale mediatike.
Në një videochat, me Sheryl Sandberg, Zukcerberg thotë se “Facebook është një kompani e re mediatike. Nuk është një kompani tradicionale teknologjike”.
Gjithashtu ai ka shtuar “se ne nuk shkruajmë lajme që njerëzit t`i lexojnë në platformë, por në të njëjtën kohë ne e dimë se bëjmë shumë më shumë se shpërndarjen e lajmeve dhe jemi pjesë e rëndësishme e debatit publik”.
Përdoruesit prej kohësh kishin thënë se Facebook është kompani mediatike, pasi shpërndan lajme dhe ushtron gjykimin editorial.
Por Zuckerberg më herët e ka mohuar që Facebook është kompani mediatike.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/zuck/videos/10103353645165001/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]