×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Zuckerberg flet si politikan ndonëse përjashtoi ambiciet politike

    Insajderi
    18 February 2017 - 15:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Siguria, “lajmet e rreme ‘, angazhimi civil dhe gjithë përfshirja, janë disa nga kritikat të cilave u është përgjigjur Mark Zuckenberg, duke mbrojtur globalizmin.

    Ai një shkrim me më shumë se 6 mijë fjalë, për këtë e publikoi në faqen e tij në Facebook.

    Pavarësisht se milioneri i ri ka mohuar në mënyrë të qartë ambiciet e tij politike, kjo interpretohet nga analistët si një fjalim nga një president i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara.

    Në këtë fjalim  Donald Trump dhe çështja e BREXIT nuk janë përmendur në mënyrë direkte, por letra e themeluesit të Facebook cilësohet si një himn për “unitetin e qenieve njerëzore kundër ndarjeve” dhe “pro vlerave të komunitetit kundër polarizimit” dhe “barazi ndaj hendekut social”.

    Një program pak “i paqartë”, politikisht por shumë të qartë në një pikë. Drita që do të na udhëheqë drejt dalje nga tuneli është Facebook.

    “Progresi dhe përparimi ka nevojë që njerëzimi të jetë i bashkuar jo vetëm në qytete dhe kombe por si një komunitet global,” shkruan i frymëzuar Mark Zuckerberg.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark