Zuckerberg hedh poshtë akuzat për anshmëri politike në Facebook - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zuckerberg hedh poshtë akuzat për anshmëri politike në Facebook

    Insajderi
    13 May 2016 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Themeluesi i rrjetit social Facebook, Mark Zuckerberg, ka thënë se planifikon që të ftojë “përfaqësues të konservatorëve dhe njerëz të të gjithë spektrit politik” për të biseduar pasi ai u akuzua se ka mbajtur anë ndaj demokratëve duke u dhënë më shumë hapësirë lajmeve të tyre në Facebook.

    Ai ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se nuk ka prova që argumentojnë një gjë të tillë.

    “Nëse argumentohet se ne kemi vepruar kundër parimeve tona, atëherë unë do të marr masa për të adresuar këtë çështje,” ka thënë ai, shkruan The Guardian.

    Në fillim të kësaj jave u raportuar se Facebook ka kontraktuar njerëz për të shmangur lajmet dhe temat ‘trending’ në Facebook që lidhen me interesa të konservatorëve.

    Deklarata e Zuckerber është shenjë se sa dëmtuese ka qenë pretendimi i mediumit që ka postuar lajmin./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark