Zuckerberg hedh poshtë pretendimet se Facebook ndikoi në zgjedhje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zuckerberg hedh poshtë pretendimet se Facebook ndikoi në zgjedhje

    Insajderi
    11 November 2016 - 21:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Themeluesi dhe drejtuesi ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg ka hedhur poshtë kritikat se lajmet e rreme që u shfaqen në median sociale ndikuan tek rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

    Nga mënyra sesi fuksionion, Facebook-u nuk dallon dot mes lajmeve të vërteta dhe atyre të rreme, kur ato postohen.

    “Personalisht mendoj se ideja që lajmet e rreme në Facebook, të cilat gjithësesi janë një pjesë e vogël e përmbajtjes, kanë ndikuar zgjedhjet është një ide mjaft e çmendur”, tha Mark Zuckerberg gjatë një konference për teknologjinë që u mbajt në Kaliforni.

    “Votuesit i marrin vendimet bazuar në përvojën e jetës”, tha ai.

    Zoti Zuckerberg jo vetëm doli në mbrojtje të kompanisë së tij, por nënvizoi se gjithkush mund të analizojë të dhëna në Facebook për të parë mbështjen e gjerë që zoti Donald Trump mori nga i gjithë vendi.

    “Nuk është surprizë apo lajm që Donald Trump ka më shumë ndjekës në Facebook sesa Hillary Clinton. Mendoj se disa prej postimeve të tij morën më shumë vëmendje”, tha themeluesi i FB.

    Zoti Zuckerberg qëndroi fort në mbrotje të pozicionit të paanshëm të kompanisë së tij duke u shprehur se Donald Trump I fitoi zgjedhjet sepse pati mbështetjen e më shumë se gjysmës së Shteteve të Bashkuara. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark