Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg u paraqitur në gjykatë ditën e martë pas padisë së Zenimax Media ndaj realitetit virtual të Oculus Rift.
Shefi i Facebook tha se akuzat e kompanis “Zenimax”, se kompania e tij kishte vjedhur teknologjinë invovative të realitetit virtual ishin të pamatura, të pabaza dhe të papërshtashme.
“Ideja se produktet e Oculus janë të bazuara në teknologjinë e dikujt tjetër është terësisht e gabuar,” tha Zuckerberg përpara trupit gjykues, shkruan Pcworld
Facebook kishte paguar më shumë sesa ka deklaruar publikisht për blerjen e Oculus. Përveç marrëveshjes 2 miliard dollarëshe, 1 miliard të tjera janë paguar për të mbajtur në Oculus një pjesë të stafit.
Zenimax, kompania pas id Software, kërkon nga Facebook 2 miliard dollar. Padia bazohet në faktin se John Carmack, bashkëthemelues i id, kishte marrë me vete pronën intelektuale të Zenimax kur u larguar nga firma në drejtim të Oculus si shef teknologjik pranë kompanisë.
Ndërsa Facebook thotë se ekipi i Oculus është përgjegjës për krijimin e hardverit inovativ Rift duke sjellur realitetin virtual për masat.
Por Zenimax thotë se kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e softuerit të id Software në fazat e hershme të zhvillimit.