Zuckerberg paditet nga Gjermania për nxitje të urrejtjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zuckerberg paditet nga Gjermania për nxitje të urrejtjes

    Insajderi
    04 November 2016 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtësia gjermane ka vendosur që të padit gjigandin amerikan Facebook. Prokuroria e Mynihut, sipas informacioneve të Spiegel, ka paditur gjigandin e internetit pasi e akuzon për nxitje urrejtje.

    Nën akuzë janë themeluesi dhe shefi i kompanisë, Mark Zuckerberg, drejtuesja e kompanisë, Sharyl Sandberg, shefi për Evropën, Richard Allan dhe kolegia nga Berlini, Eva-Maria Kirschsieper.

    Facebook është i detyruar që të heqë përmbajtjet e paligjshme nga ana e tij, kur merr dijeni për diçka të tillë.

    Por në padi paraqitet një listë me raste, kur sipërmarrësi nuk i ka fshirë materialet e urrejtjes, edhe pse është njoftuar.

    Prej kohësh FB është subjekt kritikash të forta për shkak se nuk e trajton siç duhet gjuhën e urrejtjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark