Pavarësisht kaosit me të cilin po vazhdon të përballet rrjeti social Facebook, shefi i kompanisë, Mark Zuckerberg ka insistuar se ai është personi më i mirë për të udhëhequr platformën.
“Kur ju krijoni diçka si Facebook që është projekt i pashembullt në botë, gjërat natyrisht se do të komplikohen”, ka thënë ai.
“Ajo se për çfarë mendoj se duhet të mbahemi përgjegjës është ajo se sa do të mësojmë nga gabimet tona”.
Përveç pozitës së tij si shef ekzekutiv, Zuckerberg është edhe anëtar i bordit të kompanisë.
I pyetur nëse pozita e tij është diskutuar, ai është shprehur se nuk ka njohuri.
Më 4 prill, Facebook ka njoftuar se beson që të dhënat e rreth 87 milionë personave janë ndarë me kompaninë konsulente politike, Cambridge Analytica, pavarësisht se javë më parë ishte raportuar për 50 milionë.
BBC ka raportuar se rreth 1.1 milion prej tyre janë banorë të Mbretërisë së Bashkuar.
Cambrige Analytica është kompani konsulente politike, e cila ka punuar për fushatën e presidentit amerikan, Donald Trump.