Zuckerbergu u kërkon falje familjeve që u dëmtuan si pasojë e rrjeteve sociale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zuckerbergu u kërkon falje familjeve që u dëmtuan si pasojë e rrjeteve sociale

    Insajderi
    01 February 2024 - 08:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg, u ka kërkuar falje familjeve të cilat kanë pohuar se fëmijët e tyre janë dëmtuar nga mediat sociale.

    Ai këtë kërkimfalje e ka bërë gjatë një seance dëgjimore në senatin amerikan.

    Zuckerbergu nga kompania Meta bashkë me shefat e platformave TikTok, Snap, X dhe Discord u morën në pyetje për gati katër orë nga senatorët e të dyja partive madhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Ligjvënësit donin të dinin se çfarë po bëjnë këta liderë mediash sociale për t’i mbrojtur fëmijët online, shkruan BBC-ja.

    Prapa tyre kishin qenë familjet të cilat kishin thënë që fëmijët e tyre e kishin lënduar apo vrarë veten si rezultat i përmbajtjes në mediat sociale.

    “Më vjen shumë keq se nëpër çfarë keni kaluar që të gjithë”, u ka thënë Zuckerbergu.

    “Është e tmerrshme. Askush nuk duhet të kalojë nëpër gjërat në të cilat ju familjet keni vuajtur”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark