Zv/kryeministri i Serbisë: Nuk pres shumë nga Haga, do të ketë vetëm shpërlarje figurash si më parë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv/kryeministri i Serbisë: Nuk pres shumë nga Haga, do të ketë vetëm shpërlarje figurash si më parë

    Insajderi
    04 April 2023 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara të Hagës, zv/kryeministri serb Millosh Vuçeviq, i cili merr mandatin e kryeministrit në rotacion me Ana Brnabiqin pas 2 vitesh mandati nga kjo e funda, thotë se nuk ka pritshmëri se do të ketë dënime të të akuzuarve. Sipas tij, do të jetë njëjtë me gjyqet e mëhershme ndaj liderëve tjerë shqiptarë, transmeton Insajderi.

    “Nuk kam pritshmëri të mëdha nga ky gjyq. Ne e kemi parë si kanë shkuar ato më herët me liderët tjerë shqiptarë, e lëre më me terroristë, si dolën para gjyqeve, dhe sikur përmes një maqineje shpërlarëse, iu lanë rezymet dhe i rikthyen të dëshmuar të pafajshëm në jetën politike dhe publike të Kosovës”, ka thënë ai në B92./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark