Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski, ka deklaruar se zëvendësi i tij, Ivan Stoilkoviq, i cili e konsideron Kosovën “djep të Serbisë”, ka shprehur dëshirën e madhe për të qenë në Prishtinë gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverive.
Mickoski e bëri këtë koment në një konferencë të përbashkët me homologun e tij, Albin Kurti, pasi u pyet për mungesën e Stoilkoviq.
“Anëtari i Qeverisë, zoti Stoilkoviq, ka pasur dëshirën e madhe për të qenë këtu me ne në Prishtinë”, tha Mickoski, duke shtuar se shkaku i mungesës së tij ishte angazhimi në disa obligime të tjera.
Ai theksoi se në vend të Stoilkoviq, ka qenë zëvendësministri Nexhdet Mustafa, i cili ka pasur një diskutim të qartë dhe të fokusuar me homologun e tij nga Kosova.
Ramadani ka thënë se Ivan Stoilkoviqi është punëtori i BIA-s dhe ka agjendë të hapur kundër shqiptare dhe shtetit të Kosovës.
“Ai vazhdimisht viziton Moskën dhe ne krah të Vulinit e Dodikut ka marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Rusi, më 25 maj 2023.”, shkruante ai përcjell Insajderi.