Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Imri Demelezi i ka reaguar ashpër presidentes, Vjosa Osmani për vizitën e saj të djeshme në Viti, përkatësisht takimin me kryetarin, Sokol Haliti. Por, njëjtë nuk kishte vepruar me kryeministrin, Albin Kurti kur ky i fundit e kishte vizituar “kryetarin shpifës”, shkruan Insajderi.
Në dhjetor të vitit të kaluar kryeministri Kurti kishte pozuar përkrahë Sokol Halitit teksa u inaugurua Parku Industrial në Viti. Nga aty Kurti bënte thirrje për punësimin e të rinjve.
“E këtë hapësirë që po e inaugurojmë sot do ta gëzojnë së shpejti përmes thirrjeve publike rreth 30 biznese. Në tre vitet e ardhshme do të investojmë edhe 33 milionë euro për ndërtimin parqeve të reja industriale, përmes tyre po ofrojmë hapësirë shtesë për biznese dhe po nxisim edhe më shumë ndërmarrësin, parakushte këto për punësim, zhvillim e transformim”, deklaronte Kurti teksa shihej i buzëqeshur përkrahë siç e quajti Demelezi “kryetarit shpifës”.

Lavdet për qytetin e Vitisë, rrjedhimisht kryetarit, Sokol Haliti nga kryeministri duket se nuk i kanë penguar Demelezit, por kur ato bëhen nga presidentja, kritika nuk mungon.
Osmani nga ky takim u shpreh se komuna e Vitisë duhet të merret si shembull. “Vitia është njëra prej komunave me shembullin më të mirë se si luftohen dukuritë devijonte”, tha ajo.
E këtë deklaratë e ka kundërshtuar ashpër Imri Demelezi, zëvendësministri në Ministrinë e Bujqësisë.
Sipas tij, Osmani ka vizituar kryetarin shpifës të Vitisë e për të cilin ka publikuar edhe vendimin e gjykatës.
Duke i rreshtuar një sërë arsyesh pse Haliti sipas zëvendësministrit është një shembull i keq, ai ka treguar arsyet pse e shtynë të reagojë.
“Më e keqja është që më shtyri të reagoj është kur presidentja Osmani deklaron se ‘’Vitia është shembull si luftohen dukuritë devijante dhe të dhunës mbi baza gjinore’’, ka shkruar ai mes tjerash.
Demelezi madje i ka thënë se Osmani do të duhej ta përkrahte kryetarin e ardhshëm të Vitisë, e që sipas tij do të jetë Arsim Ademi.
/Insajderi