Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se roja i burgut i cili ka qenë në autoambulancë së bashku me Astrit Deharin është marrë në pyetje pas gjashtë viteve nga prokurori.
Sallahu ka thënë se krejt kjo ka ndodhur pasi që Tomë Gashi, në cilësinë e avokatit të familjes Dehari, ia ka dërguar emrin e atij personi në prokurori.
“Ai e ka fituar green card pak më herët pasi ka ndodhur rasti dhe jeton në Florida. Ka dyshime të mëdha, pastaj bartja e kamerave para policisë nga kryeinspektori i shkarkuar, që e cilëson si vetëvrasje”, shtoi ai në ATV.
Sallahu ka shtuar se edhe shumë persona të tjerë pritet të shkarkohen për rastin Dehari.
“Janë shkarkuar shumë të tjerë dhe do të vazhdojnë të shkarkohen edhe të tjerë. Sistemi i drejtësisë duhet ta japë verdiktin e tij pasi ka prova se djali është vra në burg.” – shtoi ai.