×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv/ministri ironizon KFOR-in: Ndoshta ka qenë më mirë ta presin raportin përfundimtar të qëndrueshmërisë së urës

    Insajderi
    31 August 2024 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri në ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastruktures, Avni Zogiani ka reaguar në lidhje me vendosjen e trupave të KFOR-it në Urën e Ibrit.

    Zogiani me ironi ka shkruar se është dashur të pritje raporti final i fizibilitetit për të testuar urën për kalim me automjete të rënda.

    Aktivitetin e KFOR-it tek Ura e Ibrit, Zogiani e ka përshkruar si një “testim preliminar”.

    Reagimi i plotë:

     Testimi preliminar para raportit përfundimtar?

    Dje nuk pati asnjë incident në pesë lokacione kur u mbyllën zyrat e komunave paralele dhe ilegale të Serbisë në veri të Kosovës.

    Sot KFOR-i dhe karabinierët po e realizojnë një ushtrim në urën qendrore mbi Ibër që besoj se është planifikuar më herët, jo mbrëmë natën. Ndoshta ka qenë më mirë që KFOR-i ta pres edhe raportin përfundimtar për vlerësimin profesional e teknik të qëndrueshmërisë fizike të urës para se aty të kalohet me automjete të rënda. Tash për tash e kemi vetëm raportin preliminar.

    Ky vlerësim ka qenë kërkesë e QUINT-it ndaj nesh si qeveri të cilin po e plotësojmë. Besoj që duhet ta falenderojmë KFOR-in për këtë testim të urës qendrore në Mitrovicë, ndonëse një ndërmarrje e tillë nuk ka qenë pa rrezik.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark