Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Zveçan i cili ka kanosur dhe sulmuar prindërit e tij. Si pasojë e dhunës, njëri nga prindërit është dashur që të kërkojë tretman mjekësor.
Policia nuk jep detaje rreth shkakut që ka nxitur incidentin, por njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ky person është vetëm njëri nga 23 të tjerë të arrestuar në 24 orët e fundit nga ana e Policisë së Kosovës. Prej tyre, tetë vazhdojnë të jenë më mbajtje.
Po ashtu, gjatë kësaj kohe, policia njofton se janë shënuar 34 aksidente, por pa fatalitet./Insajderi