Zvicër: 26 vjeçari nga Kosova i iku policisë, e gjuajti armën nga dritarja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zvicër: 26 vjeçari nga Kosova i iku policisë, e gjuajti armën nga dritarja

    Insajderi
    21 September 2025 - 23:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasditen e së shtunës, policia është vënë në ndjekje të një 26 vjeçari me prejardhje nga Kosova. Kjo ngjarje ka ndodhur në Zvicër, konkretisht në Thal që gjendet në Kantonin e Zurichut.

    Kosovari me rastin e ndalimit nga policia kishte hedhur një armë zjarri nga dritarja e veturës së tij.

    Ky rast, që i ngjason goxha skenarëve të filmave u bë lajm edhe në mediat zvicerane.

    Po ashtu atij iu gjetën në posedim dhe iu sekuestruan edhe lëndë të dyshuara narkotike, raporton Blick.ch

    Ndërkohë që 26 vjeçari ia kishte mbathur në këmbë, kurse vetura e braktisur ishte gjetur në hapësirat e një kompanie, në Parkun Industrial. Siç theksohet në artikullin e Blick-ut, i dyshuari u kap nga autoritetet me ndihmën e qenit të policisë.

    Deri më tani, aq sa dihet rreth të dyshuarit, patentë-shoferi i ishte konfiskuar atij kohë më parë.

    Ndaj tij, janë bërë edhe testet e gjakut dhe të urinës, për të parë nëse ka qenë nën ndikimin e alkoolit kur e ka vozitur veturën e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark