Zvicër: Edhe familjet me të ardhura më shumë se 10,000 CHF në muaj po ankohen – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zvicër: Edhe familjet me të ardhura më shumë se 10,000 CHF në muaj po ankohen

    Insajderi
    15 March 2024 - 08:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klasa e mesme në Zvicër po e ndjen shtrëngimin financiar.

    Rezultatet e fundit nga Barometri i Familjes Zvicerane tregojnë se edhe ato familje me të ardhura familjare prej më shumë se 10,000 CHF në muaj thonë se u mbetet pak pasi të jenë paguar të gjitha faturat, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

    Kreu i grupit të presionit Pro Familia, Philippe Gnaegi, thotë se është një thirrje zgjimi kur 80% e njerëzve në vendin më të pasur në botë janë kaq pesimistë.

    Anketa tregon se 76% e familjeve nuk janë në gjendje të kursejnë 500 CHF të rekomanduara në muaj dhe 30% nuk janë në gjendje të kursejnë asgjë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark