×
Euro 2024

Zvicër – Itali, formacionet e mundshme – Spalletti me shumë ndryshime

Insajderi
29 June 2024 - 10:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndërsa Luciano Spalletti tha se dyshimi i tij i vetëm është midis Gianluca Scamacca dhe Mateo Retegui, ka ende shumë opsione për Italinë kundër Zvicrës. Në anën tjetër, Murat Yakin pritet t’i besojë thuajse të gjithë lojtarëve që luajtën titullar në grupe.

Zvicra dhe Italia fillojnë fazën e 1/8-tës me ndeshjen e tyre që pritet të fillojë nga ora 18:00 dhe të zhvillohet në ‘Olympiastadion’ të Berlinit.

Te Italia, disa ndryshime janë të detyrueshme, pasi Riccardo Calafiori është i pezulluar dhe Federico Dimarco i lënduar, por Alessandro Bastoni pritet të startojë pavarësisht se vuan nga simptomat e gripit.

Trajneri i Italisë konfirmoi tashmë në konferencën e tij për shtyp se Gianluca Mancini do të hyjë në qendër të mbrojtjes.

Ai gjithashtu tha se i vetmi dyshim në mendjen e tij është midis Scamacca dhe Retegui, por kjo nuk ka bindur mediat italiane të cila janë të sigurta se do të ketë ndryshime tjera në formacion.

Matteo Darmian dhe Andrea Cambiaso po luftojnë për vendin e mbrojtësit të majtë, me lojtarin e Interit të avantazhuar para lojtarit të Juventusit.

Në mesfushë, Spalletti ka lënë të kuptohet se Nicolo Fagioli do të startojë, që me gjasë do të thotë Bryan Cristante përkrah tij, duke e dërguar Jorginhon në bankinë.

Sa i përket sulmit, Federico Chiesa, i cili mbeti jashtë formacionit kundër Kroacisë, do të kthehet në këtë ndeshje si titullar, ndërsa Stephan El Shaarawy shihet si zgjedhje më taktike para Mattia Zaccagnit në krahun e majtë.

Sa i përket Zvicrës, ish-lojtari i Udineses, Silvan Widmer është i suspenduar në të djathtë dhe Leonidas Stergiou pritet të vijë për ta zëvendësuar atë.

Murat Yakin ka mbajtur një formacion të qëndrueshëm 3-4-2-1 gjatë gjithë Euro 2024, por Breel Embolo pritet ta konfirmoj pozitën e sulmuesit për këtë ndeshje.

Dan Ndoye i Bolognës do të startojë, me Ruben Vargas ose Fabian Rieder në mbështetje.

Ka mjaft lojtarë të Serie A në skuadrën e Zvicrës, duke përfshirë portierin e Interit, Yann Sommer, mbrojtësin e Torinos, Ricardo Rodriguez, Remo Freuler dhe Michel Aebischer të Bolognës.

Formacionet e mundshme

Zvicra(3-4-2-1)Sommer; Schar, Akanji, Rodriguez; Stergiou, Freuler, Xhaka, Aebischer; Ndoye, Vargas; Embolo

Italia (4-3-3)Donnarumma; Di Lorenzo, Mancini, Bastoni, Darmian; Cristante, Fagioli, Barella; Chiesa, Scamacca, El Shaarawy

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark