Mbajtja e ferexhës në vendet publike është ndaluar në kantonin zviceran Ticino, ku flitet gjuha italiane, raporton Anadolu Agency (AA).
Ligji ndalon mbajtjen e burkave në dyqane, restorante dhe ndërtesat publike, ndërsa shkelësit e ligjit do të përballen me një gjobë deri në 10.000 franga zvicerane (rreth 9.220 euro).
Sipas raporteve të medias lokale, një shtetase zvicerane e cila ka protestuar kundër këtij ligji në Locarno u gjobit me 230 franga (212 euro). /Insajderi.com