Zvicër: Propozohen masa për të ulur kostot e kujdesit shëndetësor – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zvicër: Propozohen masa për të ulur kostot e kujdesit shëndetësor

    Insajderi
    08 September 2022 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shpenzimet shëndetësore në Zvicër janë rritur vitet e fundit, me prirje për rritje të mëtejshme, përfshirë primet e sigurimit, që shihen si të pashmangshme, sipas Santésuisse, një grup ombrellë për kompanitë e sigurimeve shëndetësore, përcjell albinfo.ch.

    Të mërkurën, ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, propozoi masa për uljen e kostove, të cilat përfshijnë rrjete të koordinuara të kujdesit, që shihen si një mënyrë për të reduktuar shërbimet e panevojshme mjekësore.

    Spitalet, farmacitë dhe terapistë të ndryshëm do të bashkoheshin në rrjet dhe të gjitha trajtimet “do të faturohen menjëherë, sikur të ishte një furnizues i vetëm”.

    Kjo qasje do të siguronte gjithashtu një mbikëqyrje më të mirë të trajtimeve të përshkruara dhe do të shmangte ato të panevojshme, tha Berset.

    Tani u takon deputetëve të gjykojnë mbi propozimin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark