Zvicër: Theret për vdekje 28-vjeçari nga Kosova, autori dyshohet se është po ashtu kosovar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zvicër: Theret për vdekje 28-vjeçari nga Kosova, autori dyshohet se është po ashtu kosovar

    Insajderi
    19 December 2022 - 19:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 28-vjeçar nga Kosova është therur për vdekje.

    Rasti tragjik ka ndodhur të dielën në Zvicër, në Biere në kantonin e Vaud-it.

    Siç raporton gazeta Blick, lidhur me rastin është arrestuar një 55-vjeçar po ashtu nga Kosova.

    Policia ishte lajmëruar nga një dëshmitar përmes telefonit se rreth orës 18:00 kishte hasur në një person i cili ishte shtrirë në rrugë dhe kishte humbur sasi të madhe të gjakut.

    28-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes.

    Sipas policisë i njëjti ishte goditur me thikë në zonën e gjoksit.

    Thuhet se ai dhe i dyshuari njiheshin mes vete.

    Nuk dihen rrethanat se si erdhi deri tek ngjarja tragjike


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark