Zviceranët kalojnë pushimet në vend për shkak të frikës së terrorit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zviceranët kalojnë pushimet në vend për shkak të frikës së terrorit

    Insajderi
    23 April 2017 - 09:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Para disa vitesh vetëm dhjetë për qind e turistëve zviceranë e merrnin parasysh gjendjen e sigurisë para së të vendosnin se ku do të kalonin pushimet.

    Pas sulmeve terroriste anekënd Evropës në dy vitet e fundit situata ka ndryshuar në mënyrë radikale, sipas një ankete të bërë nga “Touring Club Schweiz”, mbi 80 për qind e zviceranëve vendimin se ku do të kalojnë pushimet e marrin duke vlerësuar situatën e sigurisë, shkruan gazeta zvicerane “SonntagsBlick”.  Anketa është zhvilluar me 1001 persona.

    Rrjedhimisht, për shkak të frikës nga terrori shumica e zviceranëve pushimet i kalojnë në Zvicër.

    Destinacionet më të pëlqyera brenda Zvicrës janë këto kantone: Tiçino, Graubünden dhe Ëallis. Ndërsa nga vendet fqinje më i pëlqyeri është Italia.

    Drejtori i “Touring Club Schweiz” Jürg Wittwer është treguar i befasuar nga rezultati i anketës.

    “Që nga 11 shtatori 2001 terrorizmi ka qenë temë. Por në vitet e fundit kemi konstatuar një ndryshim fundamental”, ka thënë Jürg Wittwer.

    Ai ka treguar se “kanë rënë çmimet e hoteleve malore për shkak të fuqisë së valutës zvicerane dhe mungesës së turistëve nga bota e jashtme, çmimet në hotelet malore të Zvicrës kanë rënë për 10 deri 12 për qind”, shkruan SonntgsZeitung.

    “Lokalitetet me shumë hotele si qyteti i Davosit kanë pësuar më së shumti. Atje çmimet kanë rënë deri në 20 për qind. Në Zermatt, një lokalitet tjetër në kodrat zvicerane, çmimi ka rënë për 10 deri 15 për qind”, ka thënë Wittwer. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark