Zvicra ashpërson luftën ndaj punës “në të zezë” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Zvicra ashpërson luftën ndaj punës “në të zezë”

    Insajderi
    30 September 2016 - 18:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës synon të ashpërsojë luftën kundër punës në të zezë. Për të përmbushur këtë qëllim, ajo ka ndryshuar ligjin përkatës që rregullon këtë fushë.

    Ligji i ndryshuar parasheh një shkëmbim më të mirë informatash në mes të autoriteteve për të mundësuar kështu luftimin më efikas të punës në të zezë, bën të ditur srf.ch

    Ndërkohë, një masë konkrete që në këtë drejtim e ka propozuar Këshilli Federal (qeveria), shumica në parlament e ka hedhur poshtë.

    Ajo parashihte një kufizim të procedurës së thjeshtëzuar të procedurës së bërjes së kontabilitetit, transmeton albinfo.ch. Kjo procedurë fillimisht ishte menduar për të bërë pagesën e ndihmëseve shtëpiake.

    Sipas presidentit të federatës Schneider-Ammann (i cili është edhe ministër i ekonomisë) kjo procedurë është keqpërdorur shpesh për t`i ikur tatimeve. Dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm në raste të veçuara, ka thënë ai.

    Nga ana tjetër shumica e djathtë në parlament nuk ka dashur të kufizojë këtë procedurë.(albinfo.ch)

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark