Zvicra e publikon listën me tre shqiptarë, njëri prej tyre kishte luajtur për Kosovën – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Zvicra e publikon listën me tre shqiptarë, njëri prej tyre kishte luajtur për Kosovën

    Insajderi
    14 March 2024 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zvicra e publikon listën me tre shqiptarë, njëri prej tyre kishte luajtur për Kosovën

    Selektori i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin e ka publikuar sot listën e futbollistëve të ftuar për miqësoret e marsit.

    Në mesin e të ftuarve i shohim tre futbollistë shqiptarë, të zakonshmit Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, si dhe Uran Bislimin, i cili në të kaluarën kishte luajtur shkurt për Kosovën në ndeshje miqësore.

    Zvicra do të luajë me Danimarkën me 23 mars në udhëtim e më pas edhe me Irlandën pas tre ditësh, më 26 të këtij muaji, po ashtu në udhëtim.

    Këto do të jenë mundësi të mira për trajnerin Yakin për ta parë formën e lojtarëve në vitin e Euro 2024. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark