Familjes Halili nga Kosova, i është refuzuar shtetësia zvicerane, për një arsye që është duke e diskutuar i gjithë rajoni i Baselit dhe kjo ka ngjallur reagime tek aktivistë të cilët kanë paralajmëruar protestë për të mbrojtur këtë familje.
Sipas Christopher Monsch, pastor dhe drejtues i një qendre rinore në këtë rajon, protesta do të organizohet për tu solidarizuar me familjen Halili dhe më pas për t’i bërë presion autoriteteve zvicerane që t’i japin shtetësinë.
Siç ka raportuar gazeta zvicerane që botohet në gjuhën gjermane në rajonin e Liestal, Basel-Landschaft, “Basellandschaftliche Zeitung” për të cilën ka shkruar edhe “USA Today”, kërkesa e familjes kosovare për shtetësi zvicerane është refuzuar për shkak të ankesave se kjo familje preferon veshjet nga pambuku dhe jo xhinse.
Pra sipas kësaj gazete, fakti se katër anëtarët e kësaj familje preferojnë të veshin “trenerka” në vend të “fermerkave”, ka qenë një nga arsyet e refuzimit të shtetësisë, raporton Insajderi.
Por ekziston edhe një arsye tjetër po kaq banale pse kësaj familje nuk i është dhënë shtetësia zvicerane.
Sipas gazetës lokale, ndaj familjes kosovare e cila jeton në fshatin Budendorf në kantonin e Baselit, janë ankuar edhe banorët nëpërmjet Komitetit për Mbikëqyrjen e Procesit për Shtetësi, duke thënë se anëtarët e familjes nuk përshëndeten me asnjë prej banorëve të tjerë.
Kësisoj vet banorët e fshatit kanë rekomanduar se kjo familje nuk i plotëson kushtet për natyralizim në zviceran, raporton Insajderi.
“Basellandschaftliche Zeitung” dhe “USA Today” raportojnë se Kosova është një vend i varfër me një territor të diskutueshëm në Ballkan, që shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.
“Ajo ka popullsi shqiptare, kryesisht myslimane. Qindra mijëra refugjatë kosovarë u larguan nga represioni serb pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990”, shkruan “USA Today”.
Gazeta Basellandschaftliche Zeitung ka raportuar se arsyetimi për refuzimin e shtetësisë është komplet i pazakontë për natyralizimin e banorëve në kantonin e Baselit.
“USA Today” i referohet edhe shkrimit të një gazete në gjuhën angleze “The Local” e cila botohet në Suedi, Gjermani, Francë, Spanjë, Zvicër, Norvegji, Danimarkë dhe Itali, e cila ka shkruar se autoritetet në kantonin e Baselit nuk kanë pranuar të komentojnë mbi rastin.
Një zëdhënës i Zyrës Federale të Zvicrës, në Departamentin e Migrimit i ka thënë kësaj gazete se ky institucion nuk ka qenë në gjendje ta përmbysë vendimin e autoriteteve lokale.
Gazeta “The Local” ka cituar gjithashtu edhe një punonjës të në faqen “naturalization-switzerland.ch” të ketë thënë se ky vendim është komplet racist, raporton Insajderi.
“Kur kam qenë duke u përgatitur ta marrë shtetësinë, kam qenë i shqetësuar më shumë për historinë ‘William Tell’ sesa për veshjet e mija. Kjo është një arsyetim racist, sepse askush nuk duhet të gjykojë mbi veshjet e tjerëve”, tha Florian Pariset, raporton Insajderi.
Në fund të muajit të kaluar, autoritetet e arsimit në Zvicër vendosën që prindërit ose kujdestarët e fëmijëve që refuzojnë t’i flasin dorë më dorë mësueses të dënohen deri në 5 mijë dollarë.
Vendimi erdhi pasi dy djem adoleshent mysliman kanë refuzuar që të shtrëngojnë duart me mësuesen e tyre, pasi ua ndalonte feja./Insajderi.com